Rama bën bilancin, ja sa vaksina anticovid kanë ardhur sot në vendin tonë

Shqipëria

Rama bën bilancin, ja sa vaksina anticovid kanë ardhur sot në vendin tonë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të numrit të vaksinave që kanë ardhur sot në vendin tonë.

Teksa njoftoi ardhjen e 24,040 vaksina anticovid në Rinas, kreu i qeverisë shqiptare tha se në aeroport mbërritën edhe 14,040 doza të vaksinës Pfizer dhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

MESAZHI I RAMES

Edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri

Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate
1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv
#ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat