Parashikimi i motit për këtë javë. Cilat do të jenë ditët më të nxehta?

Shqipëria

Parashikimi i motit për këtë javë. Cilat do të jenë ditët më të nxehta?

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 07:21
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Moti i khjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat parashikohet të jenë të pakta dhe kalimtare, ndërsa ditën e premte vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura.

Sa i përket fushës termike, duke filuar nga sot deri të mërkurën pritet të kemi një rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat maksimale.

Dita e enjte dhe e premte parashikohen të kenë ulje të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat