Dita e parë e vaksinimit për moshën mbi 18 vjeç, radhë qytetarësh te sheshi "Skënderbej"

Shqipëria

Dita e parë e vaksinimit për moshën mbi 18 vjeç, radhë qytetarësh te sheshi "Skënderbej"

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 08:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kjo e martë, dita e para e vaksinimit masiv e hapur për moshën mbi 18-vjeç ka mbledhur me dhjetëra qytetarë në sheshin "Skënderbej" të cilët po mbajnë radhë për të marrë dozën e vaksinës.

Vaksinimi për këtë grupmoshë të popullatës do të jetë i hapur sot dhe nesër.

Për të rezervuar vaksinën anti-Covid, qytetarët duhet të aplikojnë në e-Albania, të marrin një rekomandim nga mjeku i familjes ose thjesht të paraqesin kartën e identitetit.

Të sheshi "Skënderbej" bëhen vetëm vaksinat kineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat