U dogjën 10 ha pyllë me pisha në Malin e Tomorit/ Policia vë pranga 2 shtetas, procedon penalisht 3 të tjerë

Shqipëria

U dogjën 10 ha pyllë me pisha në Malin e Tomorit/ Policia vë pranga 2 shtetas, procedon penalisht 3 të tjerë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:39
U dogjën 10 ha pyllë me pisha në Malin e Tomorit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kishte rënë zjarr, i cili kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe me pisha, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e zjarrvënies, shtetasit B. M., 50 vjeç dhe E. T., 32 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan.

Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyllë me pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat