Një 47-vjeçar në Mirditë është arrestuar nga policia për kultivim të bimëve narkotike.
Ndalimi i tij erdhi pas një hetimi 3-javor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Shtetasi N. Gj është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur "Vau Shënkollë”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.