Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Seanca e parë për ish-kryeprokurorin, i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg, do të mbahet më 12 korrik, në orën 11:00.
Relatore e kesaj çështjeje do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova ndërsa anëtarë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në shkallën e parë ka dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla si dhe i ndaluar atij ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.