Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi foli dje për shifra pozitive gjatë kohës së tij si ministër lidhur me kriminalitetin dhe aksidentet. Por Sandër Lleshaj kërkon reflektim.
Në emisionin “Breaking”, Lleshaj u shpreh se policia shqiptare ka kapacitete të kufizuara dhe shqiptarët duhet të paguajnë më shumë për sigurinë e tyre.
“Edhe përceptimi duhet të na shërbejë për reflektim. Nëse do të vendosnim dike në tabelën e qitjes, nuk duhet ndarë kurrë policia nga prokuroria. Janë bashkë. Policia shqiptare ka kapacitete të kufizuara.
Policia shqiptare është e vogël në numër. Shqiptarët duhet të paguajnë më shumë për sigurinë e tyre. Duhet të paguajnë më shumë police”, tha Lleshaj.
Ish-ministri deklaroi se policia nuk duhet të dalë në rrugë masivisht, por të ndjekë elementet kriminalë, të cilë i njeh.
“Policia duhet të shtojë presingun e saj ndaj elementëve krimanalë. Policia të mos merret me qytetarët, nuk vlejnë kontrollet masive. Duhet të kontrollohen grupet kriminale. Shumica e qytetarëve nuk kanë lidhje me kriminalitetin. Policia duhet të vëzhgojë personat e targetuar. Të mos kontrollohen në rrugë por në shtëpinë e tyre, lagjen e tyre. Policia i njeh ata me të cilët duhet të merret. Nuk ka nevojë për postblloqe në rrugë, ndonjëherë krijohet më shumë shqetësim. Policia të merret me krimin e organizuar”, tha Lleshaj.