​Shqiptari vozit 196 km/h, e pëson keq nga policia

Shqipëria

​Shqiptari vozit 196 km/h, e pëson keq nga policia

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar një person i cili është kapur duke vozitur me shpejtësi 196 km në orë në rrugën Sauk-Teg.

Gjatë verifikimit rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte me patentë të hequr, megjithatë kjo nuk e kishte penguar të lëvizte sërish.

Gjithashtu, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Bërzhitë, është konstatuar nga radari, 19-vjeçari F. P., nga Tirana, duke drejtuar automjetin me shpejtësi 173 km/orë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë nëntë drejtues automjetesh, nga të cilët pesë në gjendje të dehur dhe katër pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 63 leje drejtimi, nga të cilat 46 për drejtim automjeti me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për vozitje në gjendje të dehur.

Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2965 ngasës të automjeteve për shkelje të Kodit Rrugor, njofton Policia e Shtetit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat