Philip Reeker viziton sot Shqipërinë, takime me krerët më të lartë të politikës

Shqipëria

Philip Reeker viziton sot Shqipërinë, takime me krerët më të lartë të politikës

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 09:01
Rama, Reeker dhe Basha

Ditën e sotme Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker viziton Shqipërinë.

Mësohet se Reeker do të zhvillojë takime me drejtuesit më të rëndësishëm të politikës në vend, me Kryeministrin Rama si dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ndërkohë Reeker pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Kjo vizitë e zyrtarit të Lartë të SHBA-ve, vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nuk arriti të marrë një datë konkretet për mbledhje e parë ndërqeveritare, pas vetos së Bullgarisë.

Ndërkohë, ditën e djeshme Kryeministri Rama në një deklaratë të përbashkët me Vuçiç dhe Zaev, kanë theksuar se do të kërkojnë ndihmë nga SHBA që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat