Një ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi lirimin e hapësirës publike në bregdet, Policia e Shtetit është mobilizuar duke ngritur një task-forcë të veçantë, që ka nisur aksionin këtë të mërkurë.
Task forca e përbërë nga dy grupe FNSH, dy grupe “Shqiponja” dhe efektivë policie zbarkuan në bregdet dhe po heqin shezlongë e çadra pa leje.
Në plazhin e Golemit deri tani janë hequr rreth 550 shezlongë dhe 280 çadra.
Ndërsa operacioni është i shtrirë edhe në Durrës e Velipojë.