Ende nuk është krijuar një urë komunikimi mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetarit të bashkisë Dritan Lelit.
Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit “Petro Marko”, por dyert janë mbyllur sërish.
Anëtarët e Këshillit bashkiak, kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur.
Këshilli Bashkiak i Vlorës një ditë më parë nuk pranuan të shkonin në mbledhje pasi u thirrën nga Leli, ndësa ai u shpreh se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhjet e mëparëshme për shkak të agjendës së planifikuar.