Pushuesit në plazh, policia në aksion! I ngre nga shezlongët dhe heq çadrat

Shqipëria

Pushuesit në plazh, policia në aksion! I ngre nga shezlongët dhe heq çadrat

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:39
Foto

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit ka nisur mëngjesin e sotëm.

Policët kanë mbërritur në zonë pasi qytetarët dhe turistët kanë paguar çadrat dhe po pushojnë.

Por, më pas janë shqetësuar nga punonjësit e policisë, që i kanë kërkuar të largohen.

I papritur ka qenë ky aksion edhe për subjektet privatë. Mes tyre dhe policëve ka pasur debate, por puna ka vijuar pa ndërprerje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat