Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj ka reaguar sërish sot në lidhje me përplasjet mes kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak.
Në një postim në rrjetet sociale, Malaj komenton mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e cila ju zhvillua përpara teatrit “Petro Marko”.
Malaj e cilëson këtë si protestë, për të treguar nënshtrimin e tyre, dhe jo protestë për qytetarët e Vlorës.
Sipas tij kjo është prova e nënshtrimit ndaj pushtetit absolut.
Më tej, ish-ministri, ndërsa ndalet edhe tek temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin, i drejton edhe një thirrje Këshilltarëve Bashkiakë. Ai apelon që të mos rrezikojnë jetën e tyre, duke qëndruar në kohë të gjatë në diell.