Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Astrit Patozit për të shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit.
Kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor është pranuar pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutën.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji.
Me shfuqizimin e këtij neni nga Kodi zgjedhor, në të ardhmen, deputeti që fiton numër më të madh votash futet në parlament pavarësisht renditjes.