Lëvizje në qeveri

Shqipëria

Lëvizje në qeveri

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:58
Etjen Xhafaj

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka firmosur disa ndryshime në rang zv/ ministrash.

 Pas Megi Finos, e cila u emërua zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama ka liruar nga detyra Etjen Xhafajn, i cili deri tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Arsyeja e lirimit lidhet me faktin se Xhafaj nga shtatori do të futet në Kuvend, pasi në zgjedhjet e 25 Prillit u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës. E njëjta gjë edhe për Petro Koçin, i cili lë postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, pasi u zgjodh deputet në Fier.

VENDIMET

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat