Berisha: Donald Rumsfeld, promotor i lirisë

Shqipëria

Berisha: Donald Rumsfeld, promotor i lirisë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 30 qershor 2021 Në ora: 23:06
Donald Rumsfeld, Sali Berisha

Uashington-Ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ka vdekur në moshën 88 vjeç, tha familja e tij të mërkurën

“Është një trishtim i thellë që ne ndajmë lajmin për vdekjen e Donald Rumsfeld, një burrë shteti amerikan dhe burri i përkushtuar, babai, gjyshi dhe gjyshi i madh. Në moshën 88 vjeç, ai ishte i rrethuar nga familja në Taosin e tij të dashur, New Mexico, kur edhe u nda nga jeta”, lexohej në deklaratën e familjes Rumsfeld.

"Historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme gjatë gjashtë dekadave të shërbimit publik, por për ata që e njohën më mirë dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë si rezultat, i punës se tij, ne shërbim te kombit, ne si familje do të kujtojmë dashurinë e tij të palëkundur për gruan e tij Joyce, familjen dhe miqtë e tij dhe integriteti që ai solli në një jetë kushtuar vendit te tij Shteteve te Bashkuara. ”

Rumsfeld, i cili shërbeu në administratat republikane të Presidentëve Gerald Ford dhe George W. Bush, mbikëqyri përgjigjen e Pentagonit ndaj sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, udhëhoqi sulmet ushtarake te SHBA, ne Irak.

Kryeministri Berisha, i cili ka qenë një nga miqtë më të afërt të Donald Rumsfeld kur ishte Kryeministër e ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë.

Berisha: Donald Rumsfeld, promotor i lirisë

Kryeministri Berisha ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë.

Në një bashkëbisedim për NATO-n ku ishte i pranishëm edhe ish-sekretari i mbrojtës Rumsfeld si dhe më ushtarakë dhe studentë, kryeministri Berisha  shprehu mirënjohjen për kontributin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën e Atlantikut të Veriut.

"Sot kemi një nga miqtë më të shquar të kombit shqiptar por edhe një nga promotorët e lirisë në SHBA, një nga strategët e paqes dhe sigurisë në SHBA dhe në botë ish-sekretarin Donald Rumsfeld. Ne jemi shumë krenar që sot ndodheni në Shqipëri pasi për ne ju mbeteni një nga miqtë më të shquar, mbeteni një personalitet i madh për të cilën ne kemi mirënjohjen më të thellë. Anëtarësimi në NATO ka qenë akti më madhor në historinë tonë kombëtare.  Unë vlerësova shumë vendimin e presidentit për t`ju dekoruar me urdhërin e flamurit kombëtar.  Flamuri ynë është kulti për supreme, atë e kemi gjënë më të lartë dhe ky është dekorimi I një miku që na ndihmoi për tu anëtarësuar në NATO, si një aleancë vlerash, paqeje dhe sigurie” ka thene Berisha.

Rumsfeld: Jam në mbështetje të Shqipërisë dhe i besoj shumë shqiptarëve

Ndërsa ish-shefi i Pentagonit Rumsfeld rikonfirmoi mbështetjen ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ai theksoi se shqiptarët dinë të përcjellin një lloj ndershmërie dhe energji pozitive në NATO.

"Jam në mbështetje të Shqipërisë dhe i besoj shumë shqiptarëve. E di se çfarë sjellin shqiptarët, sjellin energjinë pozitive. Ju dini të zhvilloni një lloj ndjeshmërie për vendin, dini të jepni ndjesi dhe energji pozitive” ka thënë ai.

Image
Donald Rumsfeld, Sali Berisha
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat