Mbytet 74-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Mbytet 74-vjeçari në Tiranë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 23:50
Ilustrim

Një 74-vjeçar është mbytur ditën e sotme në një rezervuar në Tiranë.

Viktima është me inicialet M.T. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palaq, Prezë.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se i moshuari ka hyrë për t’u freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat