Manastirliu: Të jemi vigjilentë ndaj variantit Delta

Shqipëria

Manastirliu: Të jemi vigjilentë ndaj variantit Delta

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:36
Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu shprehet se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

Duke iu referuar variantit Delta, Manastirliu thekson se mbetet ende rrezikshmëri nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh.

Ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid.

“Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend. Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat