Anëtari i PD-së paralajmëron ndryshimin e madh

Shqipëria

Anëtari i PD-së paralajmëron ndryshimin e madh

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:15
PD

Lisandër Hoxha, anëtar i PD-së, ka komentuar vendimin e një dite më parë të Gjykatës Kushtetuese, e cila e vlerësoi si antikushtetues herësin në listat për deputet.

“Për mua është arritje historike hapja e listave në vetvete, pasi e çon politikën shqiptare në një dimension më të lartë. Nuk do të kemi më politikanë “tigra prej letre”, por njerëz me shtyllë kurrizore”.

“Ka ndodhur një ngjarje që meriton vëmendjen e duhur. Iu thuhet partive që ju keni zgjedhur në mënyrë antikushtetuese të renditni kandidatët, të vendosni pragje. Në fakt, Kushtetuta përcaktonte që votuesit do të zgjidhnin të preferuarin e tyre dhe jo të preferuarin e kryetarit. Thyerjen e herësit e kanë kryer edhe njerëz anonimë që erdhën në mënyrë të papritur në politik”, shtoi ai.

Për Hoxhën, kjo ka ndikuar negativisht edhe në Partinë Demokratike. “Një pjesë e kandidatëve ishin butaforik pa asnjë lloj efekti elektoral, kanë marrë jashtëzakonisht pak vota”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat