Prej muajsh nën hetim nga SPAK/ Me kokainë në makinë, arrestohet polici me dy bashkëpunëtorët (Emrat)

Shqipëria

Prej muajsh nën hetim nga SPAK/ Me kokainë në makinë, arrestohet polici me dy bashkëpunëtorët (Emrat)

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:50
Foto

Efektivi i policisë së Komisariatit Nr.2 në Tiranë Elefterios Sullaj është vënë në pranga bashkë me dy të tjerë, njëri prej tyre në arrest shtëpie, pasi iu gjet në makinë kokainë.

Pas një hetimi disa mujor nga SPAK, efektivi, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa arrestuan në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet, ndërsa po udhëtonin  me makinën me traga AA211PX.

Eris Tafa ishte në arrest shtëpie sipas vendimit të datës 13.12.2020 nga Gjykata e Tiranës.

Efektivi Sallaj dyshohet për akuzat “ Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike “, Shpërdorimi i detyrës”, Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë detyrë publike, Ushtrimit të ndikimit të palgjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bashkëpunëtori Mikel Zhegu dyshohet për akuzat e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Kurse Eris Tafa dyshohet për akuzën “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Për ta vijojnë hetimet nga SPAK për zbardhjen e mëtejshme të fakteve.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat