U sëmur gjatë pushimeve në Sarandë, nëna i jep gabimisht mbidozë Ibuprofeni

Shqipëria

U sëmur gjatë pushimeve në Sarandë, nëna i jep gabimisht mbidozë Ibuprofeni

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Sarandë, ku një 12-vjeçar është paraqitur në urgjencë, pasi kishte pirë doza të mëdha ibrufeni. Vogëlushi nga Ukraina mësohet se është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës i mituri ukrainas.

12-vjeçari me inicialet V.K., është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kish konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg. Për rrjedhojë është  intoksikuar me këtë medikament.

Gabimisht medikamenti iu dha fëmijës  nga nëna e vet, e cila mendoi ta mjekonte për diarrenë me Loperamid. Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentedh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë. Megjithatë gjendja e fëmijës  ishte e qëndrueshme, por për mjekim më të specializuar u transportua me  helikopter drejt Tiranës.

12 vjecari nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat