Në SPAK për të takuar hetuesit e rinj të BKH-së, ambasadorja Kim: SHBA ju mbështet

Shqipëria

Në SPAK për të takuar hetuesit e rinj të BKH-së, ambasadorja Kim: SHBA ju mbështet

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:56
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter, pas vizitës së kryer sot në SPAK ku sikundër shkruar është takuar me hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Znj. Kim shkruan në postimin e saj hetusit e rinj të BKH janë duke përfunduar trajnimin ndërsa shton se puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses.

“U takova sot me Hetuesit e parë të BKH, të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses.

Populli shqiptar po mbështetet tek ata; familjet e tyre krenohen me to; Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin fuqimisht ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”- shkruan ambasadorja amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat