Shqipëri/ Nis ‘furtuna’ në polici, lirohet nga detyra drejtori i rëndësishëm

Shqipëria

Shqipëri/ Nis ‘furtuna’ në polici, lirohet nga detyra drejtori i rëndësishëm

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Bledi Çuçi, duket se ka nisur edhe reformimi i policisë së shtetit.

Mësohet se është liruar nga detyra Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Gazeta SHQIP mëson se ai pritet të emërohet në një detyrë tjetër.

Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese.

Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë,  Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës.

Ditët e fundit, Shqipëria u trondit nga dy ngjarje të rënda; shuarja e një familje në aksident rrugor dhe masakra me 4 të vrarë në Velipojë.

Kryeministri Rama dhe ministri Çuçi deklaruar se nuk janë të shqetësuar nga situata e kriminalitetit dhe aksidenteve, por lajmëruar reformë të thellë në polici.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat