Shqipëria “digjet” nga i nxehti, në Tropojë Bashkia hap rrugët e mbuluara nga dëbora

Shqipëria

Shqipëria “digjet” nga i nxehti, në Tropojë Bashkia hap rrugët e mbuluara nga dëbora

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:57
Tropojë

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë prej ditësh nga vala e të nxehtit afrikan.

Javën e kaluar temperaturat në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vednit i kaluan 42 gradë celcius, ndërsa këtë javë temperaturat janë ulur disa gradë por përsëri jemi në korrik dhe i nxehti do jetë prezent.

Por, një tjetër situatë është në Tropojë.

Bashkia atje prej ditësh ka nisur punën për hapjen e rrugëve të Bjëshkëve, sepse ato janë ende të mbuluara nga dëbora.

Vetë i pari i Tropojës, kryebashkiaku Rexh Byberi ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga puna për hapjen e rrugëve nga dëbora.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat