Kur pritet të ulen temperaturat? Parashikimi për ditët e para të korrikut

Shqipëria

Kur pritet të ulen temperaturat? Parashikimi për ditët e para të korrikut

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:17
Ilustrim

Fundi i qershorit solli temperatura të larta, aspak të zakonta. Por sipas parashikimeve të motit, korriku do të ketë ulje temperaturash, duke i dhënë fund të nxehtit afrikan që përjetuam këto ditë.

Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha se parashikohet një ulje temperaturash nga dita e nesërme, 1 korrik, deri më datë 6 korrik.

“Në fakt siç e theksuam qershori do të mbyllet me temperatura të larta, do të kemi temperatura deri në 40 gradë. Qarku i Beratit do e kalojë këtë vlerë. Do të jenë temperaturat më të larta, sepse korriku do të na lejojmë të marrim frymë. Kjo temperaturë do të tërhiqet gradualisht.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi pritet temperatura mbi 42 gradë. Ndërsa në Shqipëri [sot] do të jetë dita e fundit me këto temperatura. Do të ketë rënie me 2-3 gradë në mëngjes, dhe 1-2 gradë në darkë. Termometri do të zbresë në 32-33 gradë deri më datë 6 korrik. Muaji korrik parashikohet me temperatura 33 -35 gradë, do të kemi temperatura mbi 38 gradë në datat 7 dhe 8. E gjithë vija bregdetare do të jetë e favorshme për plazh, sepse temperaturat nuk do të jenë mbi 42 gradë siç janë regjistruar në fund të qershorit".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat