Pengesat e burokracitë për të udhëtuar, të paktën nga një vend i Bashkimit Europian për në Shqipëri duket se janë më shumë mediatike se sa reale, të paktën sipas testimit që ka bërë një cift turistësh polakë.
Cifti polak, që e quan veten në rrjetet sociale “Strit Channel” ka bërë me dije përmes postimeve në rrjetet sociale se sa lehtë kanë mbërritur në Shqipëri në rrugë tokësore, ku nuk kanë pasur asnjë kontroll për certifikatë vaksinimi, as kërkesa për testim negativ dhe dokumenta të tjera që një pjesë e vendeve, të paktën ligjërisht i kërkojnë.
Ata janë nisur nga veriu i Polonisë për të hyrë në Çeki, Sllovaki, Hungari, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe në fund në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës.
Ja si e tregojnë ata eksperiencën e tyre në kufijtë që kanë kaluar
1. Poloni - Republika Çeke
Kaluam pa asnjë kontroll kufitar përmes autostradave me pagesë.
2. Republika Çeke – Sllovakia
Edhe këtu asnjë kontroll po përmes autostradave me pagesë
3. Sllovaki - Hungari
(Hungarezët) Na kontrolluan pasaportat tona dhe pyetën për destinacionin (ne thamë se do të shkonim me pushime në Shqipëri). Në Hungari ishin caktuar pika karburanti për furnizim, por ishte e detyrueshme maska në ambiente të mbyllura.
4. Hungari - Serbi
(Serbët) kontrolluan pasaportat tona dhe departamenti i doganave pyeti nëse po shkonim për punë. Thamë që po shkonim për pushime dhe na lejuan. Hymë në qytete pa asnjë pengesë.
5. Serbia - Maqedonia
Pasaportat standarde, regjistrimi i kontrolluar i makinës + kartoni jeshil. Në Maqedoni shkuam në qytetin e bukur të Ohrit për të vizituar qytetin e vjetër dhe për të pirë një kafe.
6. Maqedoni - Shqipëri
Pasaporta + regjistrimi i makinës dhe kartoni jeshil
“Në të gjithë rrugën nga Polonia në Shqipëri, askush nuk na pyeti për testimin ose vaksinimin. E gjithë rruga kaloi pa stres dhe e sigurt!”, mbyllet rrëfimi.