Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se vaksinimi do të ulë ndjeshëm rrezikun e infektimit nga varianti Delta, i cili është shumë i përhapur në Angli.
Ai u shpreh se personat që kanë marrë dozën e vaksinës kundër Covid-19, ka probabilitet që të jenë më të mbrojtur nga ky virus.
“Ne nuk flasim të jemi të mbrojtur 100%, mos të prekemi nga virusi dhe nëse e kemi kaluar ose jo, ne themi se një përqindje e vogël të të mbrojë nga virusi, p.sh. kur ke marrë vaksinën ti je 70% i mbrojtur.
Në momentin që bëhen sa më shumë vaksinime, aq më pak do të qarkullojë virusi se në të kundërt pëson mutacione”, tha Brataj.