Gazetari Artan Hoxha u shpreh i zhgënjyer nga SPAK-u. Hoxha tha se ka bërë disa deklarime në SPAK, ndërkohë që me deklaratën e tij la të kuptohej se nuk ishin shqyrtuar, pasi SPAK është mbushur me çështje banale.
“SPAK-un ne e kemi rritur artificialisht. Unë kam dhënë deklarime në SPAK, nuk kam vajtur si gazetar, jam për disa çështje atje.
E njoh nga brenda SPAK-un. Zhgënjim sigurisht që pësova, por për SPAK-ut i kemi rritur pritshmëritë artificialisht.
SPAK-u ka 12 prokurorë shqiptarë që kanë qenë këtu, ka një BKH që nuk është informuar dhe është një institucion që ne e kemi mbushur me çështje banale”, deklaroi Hoxha.