Ngjarje tronditëse/ Burri tenton ta varë me litar gruan, 35-vjeçarja i shpëton vdekjes

Shqipëria

Ngjarje tronditëse/ Burri tenton ta varë me litar gruan, 35-vjeçarja i shpëton vdekjes

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrogozhinë ku burri ka tentuar të varë me litar gruan në ambientet e banesës.

Raportohet se ngjarja tronditëse ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku fatmirësisht 35-vjeçarja G. Lika i ka shpëtuar vdekjes.

Bashkëshorti K.Lika rreth 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dhe kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu.

Mësohet se fill pasi ka kryer aktin e rëndë duke varur me litar bashkëshorten autori është larguar nga banesa. 35-vjeçarja G. Lika raportohet se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit, ndërsa bashkëshortja po merr ndihmën e parë në Spitalin e Rrogozhinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat