I dha mbesës së mitur kokainë dhe e ngacmoi seksualisht, kapet shqiptari

Shqipëria

I dha mbesës së mitur kokainë dhe e ngacmoi seksualisht, kapet shqiptari

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit:

•K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat