Socialistët kërkojnë “kokën” e tij, Leli lajmërohet nga Itali

Shqipëria

Socialistët kërkojnë “kokën” e tij, Leli lajmërohet nga Itali

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 22:49
Dritan Leli

Pas përplasjeve më këshillin bashkiak të Vlorë për vendin dhe datën e mbledhjes, kryebashkiaku Dritan Leli po vijon vizitën e tij zyrtare në Itali. Ditën e sotme Leli është takuar me kryetarin e Bashkisë së Milanos, nga ku ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale.

Leli shkruan se kanë biseduar për përmasat që mund t’i japin Vlorës në të ardhmen duke rritur motivimin e turistëve për të vizituar vendin tonë.

“Megjithëse me angazhimin e zgjedhjeve bashkiake, me Kryetarin e Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, u takuam në zyrën e tij për të folur jo vetëm rreth gjithë historisë që na ka bashkuar, por edhe për gjithë përmasën që mund t’i japim Vlorës, në të ardhmen, duke rritur motivimin e turistëve të Italisë së veriut për të vizituar vendin tonë. Si qeliza e zhvillimit të qytetit, turizmi u bë shkas për të diskutuar rreth projekteve që do të fuqizojnë miqësinë dhe do të rrisin hapësirat e bashkëpunimit”, shkruan Leli.

Dy ditë më parë, anëtarët e këshillit bashkiak Vlorë ashtu siç kishin paralajmëruar u mblodhën për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit “Petro Marko”, por dyert e tij ishin mbyllur sërish.

Anëtarët e këshillit bashkiak vendosën që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës, pa kryetarin Leli, por mbledhja dështoi. Pak ditë më parë Edi Rama u shpreh në Vlorë se në PS nuk ka vend më për Dritan Lelin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat