Zbulohet se kush është vajza që Yuri Kim i besoi fjalën përshëndetëse në pritjen që organizoi Ambasada Amerikane

Shqipëria

Zbulohet se kush është vajza që Yuri Kim i besoi fjalën përshëndetëse në pritjen që organizoi Ambasada Amerikane

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 06:49
Yuri Kim

Në pritjen që organizoi Ambasada Amerikane për 245- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Amerikës dhe 30- vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ra në sy e vetmja shqiptare që foli para të pranishmëve.

Dea Rrozhani, vajza e njohur në fushën e teknologjisë dhe përfshirjes së vajzave në STEM ishte përzgjedhur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për të mbajtur fjalën përshëndetëse.

Duke prezantuar Dean ambasadorja Kim tha:

“Siç mund ta dinë disa nga ju, kremtimi ynë i Ditës së Pavarësisë zakonisht kërkon fjalim nga dikush që përfaqëson Shtetet e Bashkuara dhe nga dikush që përfaqëson Shqipërinë. Me sytë tanë të përqendruar fort në të ardhmen, a mund t’ju kërkoj të mirëprisni Dea Rrozhanin për të folur jo vetëm në emër të Shqipërisë, por në emër të së ardhmes. Dea erdhi për herë të parë në Këndin Amerikan në Tiranë kur ishte tetë vjeçe. Në vitin 2019, ekipi i Deas shkoi në Silicon Valley si përfaqësuesit shqiptarë dhe fitoi sfidën globale të Technovation. Këtë vjeshtë, Dea do t’i bashkohet studentëve të vitit të parë në Universitetin e Pensilvanisë. E ardhmja është me të vërtetë e ndritshme,”-tha Kim.

“Ndërsa unë dhe bashkëmoshatarët e mi nuk kemi qenë dëshmitarë as të rrethanave dhe të përpjekjeve të vazhdueshme e të jashtëzakonshme të kësaj rivendosjeje, ne jemi dëshimtarë më të fuqishëm të rezultateve të kësaj sinergjie” – tha ndër të tjera Dea në fjalën e saj duke treguar të pranishmëve punën e rëndësishme që Këndet Amerikane kanë bërë në të gjithë vendin për të fuqizuar rininë shqiptare.

Dea Rrozhani është programuese, dizajner dhe bashkëthemeluese e aplikacionit “GjejZa” të vlerësuar me Çmimin e Madh Technovation Global 2019.

“GjejZa” adreson dhunën me bazë gjinore dhe është krijuar për t’u ofruar vajzave dhe grave mundësi shërbimi, informimi dhe ndërgjegjësimi.

Image
Dea Rrozhani
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat