Gjykata e Lartë në Amerikë nuk pranoi apelin e Berishës, Braçe shpërthen keq ndaj ish-kryeministrit dhe e paralajmëron

Shqipëria

Gjykata e Lartë në Amerikë nuk pranoi apelin e Berishës, Braçe shpërthen keq ndaj ish-kryeministrit dhe e paralajmëron

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:01
Erion Braçe

Gjykata e Lartë në Amerikë ka hedhur poshtë apelin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili hodhi në gjyq dhe akuzonte për shpifje një botues amerikan i cili shkroi një libër për tregtinë e armëve në Gërdec.

Shkëlzen Berisha tashmë nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndjekur çështjen pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar apelin e tij. Për këtë, ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe.

“Miremengjes Salih! te fala nga Gjykata Supreme! Eshte ajo historia e tmerrshme e #GERDECIT ku u poqen te gjalle 26 shqiptare te mire, punetore krahu, burra, gra, femije, madje dhe femije ne bark te nenes;

Ky tipi eshte yt bir besoj! Humbet edhe nje here!

Vazhdo me gjyqe se dite me te mira do vijne”, shkruan Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat