Të hënën mbahet Samiti i Berlinit, merr pjesë edhe Rama - Merkel del me mesazhin e fuqishëm

Shqipëria

Të hënën mbahet Samiti i Berlinit, merr pjesë edhe Rama - Merkel del me mesazhin e fuqishëm

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:42
Edi Rama dhe Angela Merkel

Të hënën do të mbahet samiti i radhës me 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të "Procesit të Berlinit".Kjo nismë gjermane ka për synim nxitjen e bashkëpunimit rajonal si instrument për perspektivën evropiane në tërësi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të premten se ka thirrur në samitin virtual kryeqeveritarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës që bashkërisht të punojnë për stabilitetin e rajonit dhe të stimulojnë dialogun mes tyre.

Merkel: Ballkani Perëndimor është një pjesë e Evropës, ku plagët e luftërave të viteve '90, të dhunës mes popujve ende nuk janë shëruar deri në fund. 'Procesi i Berlinit' na ka sjellë një hap përpara, veçanërisht me konferencat e përbashkëta dhe me forumim e sapohapur të të rinjve të Ballkanit Perëndimor, që shkëmben të rinj dhe studentë, etni, gjuhë, fe të ndryshme të cilat ishin dikur të paimagjinueshme.

Jam e bindur se kushtet për anëtarësim në BE kanë për t'u përmbushur dhe herët a vonë e ardhmja juaj do të jetë vërtet në Evropën e bashkuar. Ekzistojnë ende sfida të mëdha në rajon, ka ende mosbesime dhe nacionalizma të vjetër, dhe mosmarrëveshjet dypalëshe mund të ndizen përsëri, por pajtimi është i nevojshëm dhe jam e bindur se në këtë rrugë do të na ndihmojnë konferencat e përvitshme të Ballkanit Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat