Një përplasje masive me 4 makina ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe pasditen e sotme.
Mësohet se 4 mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë plagosur disa persona.
Mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Lezhës dhe Shkodrës.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe rrethanat e aksidentit.
Nga aksidenti është krijuar trafik i rënduar përgjatë superstradës.