Vizita e Reeker në Shqipëri, Gashi: Nuk besoj se lidhet me shpalljen "non grata" të Berishës

Shqipëria

Vizita e Reeker në Shqipëri, Gashi: Nuk besoj se lidhet me shpalljen "non grata" të Berishës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:27
Shpend Gashi

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë më 30 qershor. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai pati dhe një drekë pune me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka dhe ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë. Por në axhendë nuk ishye planifikuar një takim me Presidentin Meta.

Pedagogu Shpend Gashi në studion e RTV Ora tha se vizitën e Reeker në Tiranë nuk e shikon specifikisht për shpalljen "non grata" të ish-kryeministrit Berisha.

Gashi: "Të gjithë gjeopolitikën amerikane, gjithë vizitat e zyrtarëve më të lartë të DASH, por edhe vizita e Presidentëve i shikoj në trajtën makro. Pra, ata vijnë vetëm për të vendosur për të ri-planifikuar interesat amerikane në rajon, që prek edhe Shqipërinë. Ata lloj personash që bien ndesh me interesat e Amerikës, Amerika e ka gjithë potencialin që t'i kundërshtojë apo edhe t'i "vrasë" politikisht. Nuk besoj se vizita e numrit 2 të DASH të jetë specifikisht për shpalljen "non grata" të Berishës, por besoj se ka një lloj korrelacioni logjik për bujën e madhe që po bëhet me idenë e mini-shengenit ballkanik.

Një mesazh shumë i madh të një lloj distancimi nga politika e vjetër shikohet nga mos-planifikimi në axhendë me Presidentin e shtetit. Këtu mund të lindin shumë hipoteza."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat