Edi Rama publikon fotot e tij më pikante të javës, përfshin edhe Albin Kurtin në to

Shqipëria

Edi Rama publikon fotot e tij më pikante të javës, përfshin edhe Albin Kurtin në to

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 22:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të shtunë të publikojë albumin e javës me fotot më pikante gjatë takimeve të ndryshme që ka zhvilluar.

Kreu i Qeverisë shqiptare ishte në Ohër në Samitin e Prespës, ku u takua me Ali Ahmetin, Zoran Zaev, Albin Kurtin dhe Brnabiç e Serbisë.

Gjatë javës u organizua dhe një takim në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku i pranishëm ishte kryeministri, kreu i Kadastrës Artan Lame dhe ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi. U fol për strategjitë e reja dhe hapat që do të ndërmerren për bujqësinë dhe kryesisht universitetin, teksa u njoftua se shumë fermerë kishin përfituar naftën pa akcizë.

Vizita e Ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan, Philip Reeker ishte shumë e rëndësishme, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Kryeministri Rama gjithashtu mbajti dhe një konferencë për mediat, ku shumë u diskutuan dhe ngjarjet e fundit në vend, me në fokus ristrukturimin e Policisë së Shtetit dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Sigurisht nuk munguan dhe vizitat në zonat e prekura nga tërmeti dhe që së fundmi kanë marrë formë nga ndërtimet e reja. Pallate, shkolla, kopshte e qendra shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat