Detaje të reja/ Kush janë tre vajzat e reja dhe i mituri që u plagosën nga zjarri në Velipojë

Shqipëria

Detaje të reja/ Kush janë tre vajzat e reja dhe i mituri që u plagosën nga zjarri në Velipojë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombolës në një banesë në Velipojë, që përfshiu në flakë banesën, duke plagosur rëndë katër pjesëtarë të familjes.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se zjarri ka rënë në familjen Gjoka, në Velipojë, ku të dëmtuara janë A. Gjoka, 30 vjeçe, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç.

Siç raporton ai të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.

Siç mëson gazetari Nikshiqi, zjarri në banesën e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat