Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar ditëlindjen e 245-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fjalët e shkëputura nga Deklarata e Pavarësisë, më 4 korrik 1776.
“Happy Independence Day!”, shkruan në Facebook kryedemokrati, krahas flamujve të Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ndërkohë, Basha ka postuar edhe mesazhin e marrë nga deklarata e Pavarësisë së SHBA:
“Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.”