Edith Harxhi uron 245–vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Shqipëria

Edith Harxhi uron 245–vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:14
Edith Harxhi

Edith Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka uruar ditë ne  Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Harxhi ka sjellë në vëmendje, ndihmën që SHBA ka dhënë për Shqipërinë.

“Sot është përvjetori i 245-të i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë strategjik.

Urime për ditën e pavarësisë dhe falenderime për SHBA-të, për ndihmën që na kanë dhënë që prej 1920 kur Presidenti Wilson konfirmoi pavarësinë e Shqipërisë e deri me shpëtimin e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj. Përgjithmonë me ShBA-të”, shkruan Harxhi në rrjete sociale

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat