Fushë Prezë - Servisi i makinave përfshihet nga zjarri

Shqipëria

Fushë Prezë - Servisi i makinave përfshihet nga zjarri

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një servis makinash është përfshirë nga flakët në Fushë Prezë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe zjarrfikëset kanë mbërritur për të shuar flakët.

“Rreth orës 14:00, në Fushë Prezë, ka rënë zjarr në një servis makinash, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat