Dita e 7 nën ‘pushtetin’ e flakëve, nuk shuhet zjarri në Malin e Tomorrit

Shqipëria

Dita e 7 nën ‘pushtetin’ e flakëve, nuk shuhet zjarri në Malin e Tomorrit

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 18:24
Mali i Tomorrit

Mali i Tomorit që prej 7 ditësh Mali i Tumorit, vijon të jetë në ‘pushtetin e zjarrit.

Në videon e sigurua nga Ora News, zjarri është përhapur në kurorën me pisha të Malit të Tomorrit . Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës dhe temperaturave të larta që prej ditësh kanë përfshirë vendin tonë.

Mësohet se po punohet nga ajri me helikopter gjatë ditës së sotme janë hedhur disa kova me ujë, në mënyrë që të bëhet e mundur shuarja e flakëve.

Gjithashtu po punohet edhe nga toka, ku zjarrfikësit po përpiqen të neutralizojnë zjarrin. Gjithashtu janë angazhuar dhe forca nga AZDM Berat. Deri me tani mendohet të jenë djegur rreth 25 ha pyll me pisha .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat