Në Korçë, flakët kanë përfshirë rreth 1 ha pishë e shkurre në zonën e Vithkuqit, në Majën e Jankës.
Zjarri vijon të jetë aktiv prej 3-4 ditësh, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone. Vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë po punohet për shuarjen totale të tij.