Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka reaguar në lidhje me detajet e reja që kanë dalë nga dosja “Shpirti”, ku është zbuluar se efektivë të policisë i mundësonin Ilirjan Ducellarit fikjen e radarëve për kalimin e drogës nëpërmjet detit, në këmbim të 15.000 eurove.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Braimllari, thotë se e kanë denoncuar më parë fikjen e radarëve nga ana e policisë të cilët favorizonin trafikun e drogës.
Sipas tij, pushteti i Edi Ramës e drejton trafikun e drogës në vendin tonë, dhe sipas tij trafiku i drogës po mban peng të ardhmen e vendin tonë.
“Pushteti i Edi Ramës drejton trafikun e drogës.
E kemi denoncuar prej kohesh qe radarët fiken me urdhër të policisë për të favorizuar trafikun e drogës. Çdo strukturë shtetërore e Edi Ramës është e përfshirë në trafik . Trafiku i drogës po mban peng të ardhmen e vendit."- shkruan ai.