Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, i ka uruar shërim të shpejtë Papa Françeskut.
Ai shkruan se u bashkohet lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar të Atit të Shenjtë.
“U bashkohem lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar kirurgjikal të Atit të Shenjtë, me urimin e përzemërt për shërim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për rikthimin sa më parë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore”, shkruan Meta.
Papa Françesku është shtruar në Poliklinikën Universitare të Agostino Cemelli në Romë të sot, për operacion në zorrën e trashë, siç njoftoi Vatikani.