Nuk shuhet zjarri ne Malin e Tomorrit, dita e 7 nën “pushtetin” e flakëve

Shqipëria

Nuk shuhet zjarri ne Malin e Tomorrit, dita e 7 nën “pushtetin” e flakëve

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 22:04
Foto

Vijon prej disa ditësh zjarri në Malin e Tomorrit.

Temperaturat e larta dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet, duke krijuar vatra të reja, ndërkohë që në disa zona raportohet se shumë vatra zjarri janë drejt neutralizimit.

Duke qenë se terreni është i vështirë dhe mjetet e kanë të pamundur futjen në zonë, zjarri është duke u fikur me forca njerëzore.

Deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra dhe shumë fole zogjsh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat