Siç ishte paralajmëruar, nis ‘furtuna’ në Policinë e shtetit

Shqipëria

Siç ishte paralajmëruar, nis ‘furtuna’ në Policinë e shtetit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 10:15
Policia shqiptare

Mësohet se janë bërë ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit. Në kuadër të ristrukturimit vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.

Konkretisht:

Gjovalin Loka, i cili u lirua nga detyra një javë më parë është emëruar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Drejtori i Policisë Kukës Erigert Mitri, është liruar nga detyra dhe vendin e tij e ka marrë Hamdi Fiore.

Nëndrejtori i Policisë së Gjirokastrës Skënder Hita është emëruar Drejtor në Policinë e Shkodrës dhe ka zënë vendin e Niko Brahimajt, i cili u largua pas masakrës së Velipojës me katër të vrarë.

Edmont Targaj, drejtor i policisë Berat.

Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat