Analisti: I kam thënë Kurtit të heqë dorë nga...

Shqipëria

Analisti: I kam thënë Kurtit të heqë dorë nga...

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:18
Albin KurtiAlbin Kurti

Analisti Ilir Yzeiri komentoi samitin e Prespës. Ai tha se ka një vëmendje të shtuar të SHBA në Ballkan dhe se kjo është gjë e mirë.

“Dëshiroj që Albin Kurti t’i bashkohet kësaj vëmendje dhe mos ta pengojë këtë proces që nuk zgjidhin asgjë, por krijojnë një lloj folklori në Ballkan që nuk i duhet askujt,” tha Yzeiri.

Çfarë po bën gabim Albin Kurti?

“Të gjitha gabim po i bën. Kurti nuk është në harmoni, politika e tij, me kërkesat që ka Kosova dhe me pritshmëritë që kanë partnerët tanë. Ai kujton se Kosova do i zgjidhë problemet duke ndërtuar mure dhe të krijojë idenë se “Kosova First” pra Kosova e para.

I është thënë të heqë dorë nga padia për krime lufte ndaj Serbisë, dhe pse ai e di që Serbia do fitojë në gjyq, ai prapë vazhdon. Nuk shikon nga mundësitë për projekte për të zgjidhur problemet në Kosovë.

Rezultatet në Kosovë për këto 100 ditë nuk janë ato që priteshin. Nuk menaxhoi dot pandeminë, nuk pranoi vaksinat. Po krijon një lloj urrejtje të ëmbël dhe me Shqipërinë. Kurti është kthyer në personazh problematik në Kosovë. Nuk ka një takim të caktuar që të jetë bërë që mos të jetë përmendur për gabime Kurti. Nuk ka aftësinë për ta parë drejt në sy Amerikën,” tha Yzeiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat