Ngjarjet kriminale në vend, shumica prej tyre ende të pazbardhura, sollën dhe ndryshimet në radhët e policisë, duke bërë që një pjesë e qarqeve problematike të ndryshojnë tërësisht sa i përket drejtimit të tyre.
Lëvizjet u bënë të ditura nga Policia e Shtetit, ku ndryshime ka pasur në 10 drejtori vendore, përjashtuar Tiranën dhe Gjirokastrën.
Ajo që bie në sy është largimi i Niko Brahimajt nga drejtimi i Shkodrës dhe emërimi në Policinë Shkencore. Vendin e Brahimajt në Shkodër e merr Skënder Hita, i cili më parë ka mbajtur postin e zv/drejtorit në këtë qark.
Largimi i Niko Brahimaj erdhi si pasojë e ngjarjeve dhe vrasjeve që kanë tronditur qytetin e Shkodrës. Vetëm 2 vitet në detyrë si drejtor i policisë së Shkodrës Brahimaj largohet nga Shkodra.
Kujtojmë se Brahimaj u vendos nga ish-ministri Sandër Lleshaj në krye të policisë së Shkodrës pas vrasjes së vëllezërve Bilali. Shumë ngjarje kanë mbetur ende enigmatike në kryeqytetin verior. Masakra e Velipojë ku u vranë 4 vetë duket se ishte edhe fundi i rrugëtimit të Niko Brahimaj në policinë e Shkodrës.
"Furtuna" kush iku dhe kush erdhi nga drejtuesit e lartë të policisë:
Në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.
Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.
Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalisht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët.