Merr fund saga e Avdylajve/ Dënohet me më shumë se 108 vite burg grupi

Shqipëria

Merr fund saga e Avdylajve/ Dënohet me më shumë se 108 vite burg grupi

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:33
Avdylajt

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dhënë vendimin për grupin Avdylaj, duke lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë.

Personat e mëposhtëm u hetuan dhe akuzuan për laboratorin drogës në Has, kapur në vitin 2018. 17 personat mes tyre Altin Avdylaj, Hekuran Hoxha apo dhe Admir Hoxha u dënuan në total me 124 vite e 8 muaj burg.

Kjo është një nga fraksionet e dosjes 339 që lidhej me hetimet për trafik drogë, kanabis por jo vetëm nga anëtarë të saj. 17 të hetuarit u gjetën fajtor edhe në Apel për akuzat e trafikut të narkotikëve, por edhe grupit kriminal.

Dënimi:

Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj

Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj

Esat Mehmeti 10

Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj

Sajmir Sulejmani 8

Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj

Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj

Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj

Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj

Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj

Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj

Admir Hoxha 12 vjet

Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj

Vehbi Berushi 8

Anila Shuti 2 vjet – konvertim 25 muaj shërbim prove

Xhavit Shyti 8 vite

Flamur Çela 8 vite

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat